Sunday, January 29, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Aishe Haklaj: Fatmiri u tradhëtua nga bashkëshorti im, u ble me para. Çfarë i tha Jahos para..

admins by admins
February 18, 2020
in Aktualitet, Kronikë
0 0
A A
0
Aishe Haklaj: Fatmiri u tradhëtua nga bashkëshorti im, u ble me para. Çfarë i tha Jahos para..
49
SHARES
362
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Sot e kësaj dite vrasja e Fatmir Haklajt dhe Sami Kërrnajës është ende e pazbardhur nga instancat ligjzbatuese. Haklajt, as e prisnin që kjo të ndodhte pasi të gjitha ngjarjet paraardhëse ndaj familjes së tyre nuk kishin një emër, pavarësisht se ishin lënë shumë prova. Nga mënyra e ezkekutimit të Fatmirit, ishte e qartë se grupi i komandove kishte mbështetje edhe nga informatorë të zonës.

Kurrë më parë kundërshtarët nuk kishin guxuar ti afroheshin aq shumë Fatmirit sa mbrëmjen e ekzekutimit. Fatmir Haklaj kishte intuitë dhe zgjuarsi që të mos binte në pritë. Por kësaj here ai ishte tradhëtuar. Për herë të parë, ekskluzivisht, motra e tij Aishe Haklaj rrëfen se Fatmiri ishte tradhëtuar nga një anëtar i familjes së tij.

“Djali im në atë kohë ishte 8-vjeçar e tek luante me shokun e fëmijërisë me inicialet J.H. gjej një shumë të konsiderueshme parash brenda në banesë, në një pjesë të aneksuar dhe djali im vjen bashkë me ato paratë e mi paraqet mua e mi jep, thotë: “mama ja çfarë kam gjetur”, rrëfen Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Aishja fillon të bëjë lidhjen mes parave dhe vrasjes së vëllait. Dikush kishte dhënë informacion për vendodhjen e Fatmirit në banesën e saj në Bujan, para se të shkonte drejt kullës së Mulosmanëve.

“Një javë të tërë i bëra hetuesi djalit që ishte vetëm 8 vjeç se dyshoja se dikush mund ta kishte gënjyer, vëllai ishte në banesën e time”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

E tronditur nga ajo që zbuloi, dhe me mendimin se i vëllai ishte tradhtuar nga brenda familjes, Aishja vendos të largojë paratë nga vendi ku ishin fshehur. Synimi i saj ishte të zbulonte se kush i kishte vendosur atje. Zbulimi, do të ishte shokues.

“I mora ato para, i vendosa në një vend të caktuar dhe vendosa të survejoj vendin ku ishin gjetur paratë. Pas disa ditësh pashë, ish bashkëshortin, rrotull vendit ku djali kishte gjetur paratë. Mendova ta pyes çfarë kërkon, ai mu përgjigj se po kërkoj ca para. Mu duk se qielli më ra mbi kokë e mu duk vërtetë se vëllain tim e kishte tradhtuar motra e tij, ai u përgjigj se janë parat e vëzhguesve socialist”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Ky moment, do të ishte një tronditje e fortë për familjen Haklaj, pasi dyshimet ishin se tradhtia ishte nga brenda. Sot e kësaj dite, e vërteta ka mbetur ende mister.

“Dyshimet se ish – bashkëshorti mund të kishte bashkëpunuar me persona të caktuar dhe dhënë informacione për vendndodhjen e vëllait tim Fatmirit u bënë bindje, sepse shuma e parave të gjetura në banesën time ishte e pakonceptueshme, ishte mjaft absurde dhe kjo është një enigmë mjaft e madhe që do ta kem për gjithë jetën”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve.

Në 2 Nëntor të vitit 1999, bashkëshortja e Jaho Mulosmanit kishte lindur vajzë. Ai, së bashku me Fatmirin dhe Sami Kërrnajën do të niseshin nga banesa e Aishes drejt kullës së Mulosmanëve dy ditë më pas, në 4 nëntor.“Ditën që ai është nisur për te banesa e Jaho Mulosmanit ai pothuajse ishte pa ekuilibër sepse kafka e kokës së tij ishte çarë dhe truri i vogël ishte dëmtuar. Dhe kur doli te dera që donte të nisej e kishte një antiplumb edhe më tha ma sill, unë ia dërgova, e veshi, pas disa minutash e hoqi, tha nuk jam më Fatmiri që kam qenë, se mbaj dot, mezi po mbaj xhaketën, e hoqi dhe udhëtoi pa jelekun e tij”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Ata nisen në këmbë në distancë nga njëri – tjetri. Kjo ishte mënyra që lëviznin që nëse binin në ndonjë pritë, mos të goditeshin njëkohësisht por të kishin mundësi reagimi për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Kur arrijnë pranë kullës së Mulosmanëve, ata menduan se rreziku kaloi dhe bashkohen. Ky, do të ishte gabimi fatal. Sapo i afrohen kësaj banese të braktisur rreth 100 metër larg kullës së Mulosmanëve, ndaj tyre derdhen breshëri të egra kallashnikovi. Autorët ishin fshehur pas këtyre rrënojave që shihni, vetëm 4-5 metër larg rrugicës.

I pari goditet Sami Kërrnaja, i cili merr një plumb vdekjeprurës në ballë. Fatmiri ishte goditur pas shpine me disa plumba, pa pasur mundësi reagimi. I vetmi që u kundërpërgjigj ishte Jaho Mulosmani, i cili u fsheh në një gur. Edhe pse i plagosur me një plumb afër zemrës, ai hapi zjarr me breshëri duke detyruar autorët e pritës të tërhiqen me shpejtësi. Motra e Haklajve Aishja, tregon fjalët e fundit që Fatmiri i kishte thënë Jahos në ato momente.

“Çfarë tha Fatmiri kur deshi të dorëzohej se Berisha kishte vite që e kërkonte. E kuptoi pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, e kuptoi se çfarë ndodhi, s’qe në gjendje të reagojë dhe tha: “qëndro bajraktar”. Kjo donte të thoshte po dorëzohem por ti mos u dorëzo”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Ndoshta, fjalët e fundit të Fatmirit kanë ndikuar te Jaho i cili reagoi me shpejtësi. Autorët e pritës kishin qenë të paktën 5 persona. Banorë të fshatit Vatoc i kanë parë gjatë tërheqjes. Si përherë, ata ishin të veshur me kamuflazh. Mes ty re kishte efektivë të forcave speciale. Dukej që ishte e njëjta dorë si në ngjarjet e tjera. Objektivi kryesor ishte Fatmir Haklaj. Të paktën 2-3 prej autorëve kanë shënjestruar njëkohësisht vetëm Fatmirin.

Si bazë e grupit kishte shërbyer një pyll i vogël rreth 100 metër larg kullës së Mulosmanëve. Ata kanë qëndruar me ditë aty dhe kanë pritur momentin e duhur për të goditur.

Tags: BrishaFatmirHaklajMotraVrasjaZylfie
Previous Post

Si do të bëhet transparente shpërndarja e 1.15 mld eurove? Rama: Do të marrin pjesë donatorët

Next Post

Horoskopi 19 Shkurt 2020

admins

admins

Related Posts

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje
Aktualitet

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

January 14, 2023
Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave
Aktualitet

Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave

January 10, 2023
A do të kthehen ushtarët ukrainas dhe rusë në shtëpi për Krishtlindje?
Aktualitet

A do të kthehen ushtarët ukrainas dhe rusë në shtëpi për Krishtlindje?

December 25, 2022
Next Post
Horoskopi 25 shtator 2019

Horoskopi 19 Shkurt 2020

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In