Tuesday, September 22, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, Manastirliu: Synojmë të përmirësojmë cilësinë në arsim

admins by admins
January 9, 2024
in Aktualitet
A A
0
Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, Manastirliu: Synojmë të përmirësojmë cilësinë në arsim
0
SHARES
12
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se është hapur thirrja për 200 drejtues shkolle që të bëhen pjesë e arsimit parashkollor dhe atij parauniversitar.

Gjatë një takimi me drejtues të drejtorive arsimore në rrethe si dhe mësues, Manastirliu theksoi se ka lindur nevoja “për të rritur rolin e mësuesve në proceset vendimmarrëse të shkollës, por edhe të drejtuesve të shkollës, të cilët duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe menaxhuese në funksion të gjithëpërfshirjes”.

“Ky vit për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve do të jetë viti i proceseve transformuese në sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi parashkollor tek ai parauniversitar dhe arsimi i lartë. Synimi ynë është rritja e cilësisë në arsim për të gjitha nivelet e edukimit.

Në takimet që unë kam pasur gjatë dialogut “Te flasim për arsimin” me mësues, nxënës dhe prindër, ka dalë qartësisht nevoja për të rritur rolin e mësuesve në proceset vendimmarrëse të shkollës, por edhe të drejtuesve të shkollës, të cilët duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe menaxhuese në funksion të gjithëpërfshirjes dhe në funksion të vendimmarrjeve të përbashkëta, duke përfshirë akoma më shumë mësuesit në proceset vendimmarrëse,” tha Manastirliu.

Sipas Ministres, formimi profesional dhe mbështetja e drejtuesve të shkollave është një investim në qelizën bazë të arsimit dhe ka një rëndësi thelbësore për të gjithë ecurinë e proceseve mësimore dhe mënyrën se si shkolla udhëhiqet dhe menaxhohet.

“Sot, shpallim 200 vende vakante, pra për 200 pozicione të reja për drejtues shkolle, në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, në katër drejtoritë arsimore rajonale. Pozicionet të cilat shpallen sot,  janë pozicione për të cilat ftohen të gjithë mësuesit, aspirantët, drejtuesit, të cilët duan që ta çojnë shkollën në një nivel të ri, për nga pikëpamja e arritjeve, për nga pikëpamja e rezultateve dhe performancës shkollore, dhe që padyshim plotësojnë kriteret e përcaktuara në udhëzimet përkatëse që do të munden t’i aksesojnë në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, ku dhe mund të aplikojnë,” ka theksuar Manastirliu.

Sipas Manastirliut, aplikimi do të ndiqet nga Ministria e Arsimit për të pasur një proces të hapur “në mënyrë që në krye të 200 institucioneve tona arsimore të vihen mësuesit, drejtuesit më të mirë, menaxherët më të mirë, për të çuar përpara shkollën, për të çuar përpara rezultatet e mira dhe për ta ngritur në një nivel të ri, administrimin dhe  menaxhimin e shkollave tonë”.

Ajo shtoi se kjo do të jetë faza e parë e procesit, pasi plotësimit të 200 vendeve drejtuese të shkollës “do të vijohet me fazat e tjera; të dytë dhe të tretë, për plotësimin e pozicioneve të reja, të cilat do të shpallen nga MAS dhe DPAP në funksion të plotësimit të gjithë shkollave me drejtues, të cilët do të jenë drejtues të përhershëm dhe jo të përkohshëm.”

Previous Post

“E mori famën duke i shkuar prapa një vajze”, Gazetarja kundër Luizit

Next Post

Uji në shishe përmban 100 herë më shumë nanogrimca plastike sesa mendohej më parë

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Uji në shishe përmban 100 herë më shumë nanogrimca plastike sesa mendohej më parë

Uji në shishe përmban 100 herë më shumë nanogrimca plastike sesa mendohej më parë

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In