Drejtuesi politik i qarkut Vlorë Blendi Klosi, kryetari i degës së PS Sarandë Eleron Gjoni, si dhe kandidati i kësaj partie për bashkinë Oltion Çaçi, kanë zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie.
Fokusi i takimit ka qenë puna në terren me qytetarët të cilët dita ditës po i bashkohen kësaj partie. “Bashkë me Blendin dhe Eleronin u takuam sot me anëtarë të ekipit tonë politik për të koordinuar punën në terren me qytetarët.
Ndihem i lumtur kur dëshmojmë sesi ne socialistët besojmë dhe luftojmë papushim për Sarandën që duam. Kësaj kauze i bashkohen çdo ditë edhe qytetarët tanë, që mbështetjen e tyre ia besojnë vizionit dhe përpjekjeve tona për zhvillim”, shkruan kandidati i PS-së për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi.




