Kënga që Luiz Ejlli i ka dedikuar Kiarës ditën e djeshme për Shën Valentin, ka arritur plot 1.8 milionë shikime pa mbushur ende 24 orë.
Kjo këngë është padiskutim më e njohura e bërë ndonjëherë nga Luizi, duke lënë pas me shikime dhe performancën e tij në Eurovision me këngën “Zjarr&Ftohtë”.
Luizi që në ditën e parë në Big Brother, ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, duke qenë një prej banorëve më të dashur.
Gjithashtu, brenda shtëpisë së Big Brother, Luizi duket se ka gjetur edhe dashurinë e jetës së tij, Kira Titon, me të cilën bëri edhe një “dasmë” pak ditë më parë.





