Gjykata Themelore e Prishtinës do të kërkojë nga Policia e Kosovës që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të sillen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po aku zohet për nxitjen e vra sjes së Triumf Rizës.
Një vendim i tillë, është marrë gjatë ditës së sotme nga kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi.
Për seancën e radhës gjykatësi Kuçi deklaroi se për dëshmitaret Ismaili nga Policia e Kosovës do të kërkohet sjellja e tyre me shoqërim, ndërsa për mosrealizimin e urdhëresave të hershme ai tha do të njoftohet komandanti i stacionit policor Jugu në Prishtinë.




Prokuroria pretendon se incid enti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vra sjen e Triumf Rizës.
Incid enti në “Swiss Casino”, ka ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i pla gosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.




Triumf Riza u vr a më 30 gusht të vitit 2007, vra sje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.




