Reperi i njohur Noizy është përfshirë në një sherr me shokun e Stresit, Cllevio, të cilin e ka grushtuar. Duket se gjithçka ka nisur pasi ky i fundit ka folur kundër anëtarit të OTR, dhe sot ka vendosur të shkojë tek lokali tij në Durrës, ndërsa pak minuta para “vizitës” ishte ‘live’ në rrjetet e tij sociale.
Kjo nuk u prit mirë nga Noizy, i cili duket se gjithë këtë e pa si një provokim të situatës e cila duket se agravoi deri në atë pikë, ku edhe kishte një përleshje.Duket se mes tyre ka pasur edhe një sherr verbal para disa ditëve, madje ata kishin shkëmbyer edhe mesazhe. Pas kësaj, Noizy ka postuar një videon në TikTok, të cilën e ka fshirë pas disa minutash. Para një jave Cllevio postoi një mesazh të Noizyt, ku ai i thoshte se është gabim që e shan në rrjetet sociale.




