Zhbllokohet sfida. Sokol Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë.
Pas harkimi nga e djathta nga ana e Memushajt, bomberi kavajas nuk fal duke goditur saktë me kokë.
Goli i parë i Shqipërisë në stadiumin e ri “Air Albania”.
Pikërisht Cikalleshi ka shënuar 2 nga 3 golat që ka realizuar në total Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve. 30-vjeçari realizoi edhe ndaj Bjellorusisë në Minsk ku Shqipëria ka marrë 3 pikët apo fitoren e vetme në grup.




