Rreziku nga virusi/ Këshilla e mjekes Pogradecare në Francë: Testimi te personat me shenja të rënda

Mjekja shqiptare në Francë Esmeralda Janaq ka deklaruar në një lidhje direkte për ABC News se kujdesi është shtuar dhe se i gjithë stafi mjeksor është në ndihmë të pacientëve të konfirmuar pozitiv e COVID19.

Mjekja ndër të tjera ka theksuar se në Francë aktualisht janë 6633 raste të konfirmuar të prekur me koronavirus nga të cilët 400 janë në gjendje të rëndë ndërsa 148 persona kanë humbur jetën.

Gjithashtu mjekja shqiptare që jeton dhe punon në Francë ka theksuar se deri më tani situata është nën kontroll janë marrë masat e duhura për të gjithë shërbimet ndaqj personave që janë në spital dhe që kanë nevojë për shërbim mjeksor.

Skip to toolbar