Një faqe në Instagram e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ka publikuar pamje nga protestat në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës ndaj Policisë së Shtetit.
“Ka anarki totale në Shqipëri, ndërsa protestues të ekstremit të majtë ndezin zjarre dhe hedhin gurë ndaj policisë që përpiqet t’i ndalojë”, thuhet në tekstin që shoqëron videon. Më tej, theksohet se Policia ka ndërhyrë me autobotë uji për të shpërndarë protestuesit, si dhe ka ndërmarrë masa për ndalimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në aktet më të dhunshme.
Në përshkrimin e postimit theksohet se ka një dallim mes shprehjes së një qëndrimi dhe akteve të dhunës, duke nënvizuar se “rendi nuk është armik i lirisë së shprehjes, por ai që mundëson ushtrimin e saj në mënyrë të sigurt”.
“Një shtet që zbaton ligjin në mënyrë të qëndrueshme dhe pa përjashtime fiton respektin e qytetarëve”, përfundon mesazhi.

Postimi në Instagram: https://www.instagram.com/p/Dfep2AvD80e/



