Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, që ndodhet në Dubai është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar në orët e mbrëmjes së 28 nëntorit. Shqipëria sot feston ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912.
Shteti i Katarit ka respektuar edhe viteve të kaluara shqiptarët duke ndriçuar me çdo 28 nëntor ndërtesën më të lartë në botë më flamurin kombëtar shqiptar.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë këtë pamje në rrjetin social Facebook. “Një pamje e bukur nga Dubai” “Jemi një”, ka shkruar shkurt ai.





