Monday, November 2, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqiptarët po punojnë më pak në 2021, vetëm 59% e popullsisë janë të angazhuar, cilat grupmosha kanë pësuar rënie

admins by admins
August 24, 2021
in Aktualitet
A A
0
Shqiptarët po punojnë më pak në 2021, vetëm 59% e popullsisë janë të angazhuar, cilat grupmosha kanë pësuar rënie
0
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nga totali i popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç), vetëm 59% e tyre raportuan se punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2021 që u gjeneruan nga Anketa e Forcës së Punës.

Në tremujorin e parë të vitit 2020 punonte 61.6% e popullsisë në moshë pune, niveli më i lartë i dekadës. Pandemia i ka përkeqësuar treguesit e punësimit në vend, pasi shkalla e punësimit (popullsia që punon në raport me popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç) po vinte në rritje vitet e fundit për dy arsye.

E para, popullsia në vend është në rënie dhe popullsia në moshë pune gjithashtu. Nga viti 2017 në vitin 2021, treguesit zyrtare raportojnë se grup mosha 15-64 vjeç ka pësuar rënie me 2.3%.

Së dyti, oferta në punë ka ardhur në rritje si rrjedhojë e rritjes së natyrshme të ekonomisë para se të niste pandemia. Pandemia shkaktoi dobësi në treguesit e punësimit në vend, të cilët nuk po përmirësohen edhe pse ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes në gjysmën e parë të vitit.

Nga mbi 1,9 milionë persona në moshë pune në tremujorin e parë të vitit 2021, pohuan se punojnë mbi 1,1 milionë persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë në të zezë. Nga listëpagesat e tatimeve në tremujorin e parë të vitit 2021 vetëm 60.8 për qind e personave që raportuan se punojnë paguan sigurime. Nga 1,139, 197 persona të punësuar vetë, 692,772 prej tyre paguan kontribute.

Shqipëria është një ndër vendet e Europës me informalitetin më të lartë të tregut të punës. Me herët këtë vit në një studim të posaçëm për informalitetin në tregun e punës, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) i kërkoi Shqipërisë që të bëjë reformë strukturore, me synimin qe të ulë informalitetin dhe për të rritur fitimet nga puna.

Sipas institucionit ndërkombëtar që merret me çështjet e punësimit, rreth 42% e fuqisë punëtore në Shqipëri është aktualisht e punësuar në bujqësi, kryesisht në punë me aftësi dhe rendiment të ulët. Ky rezultat është i mjaftueshëm për një reformë strukturore në tregun e punës, sugjeron ILO.

Ndërsa në sektorin jobujqësor ekziston një informalitet i lartë, sipas ILO-s, që arrin pothuajse 30% e të gjithë punësimit jo-bujqësor më 2019.
Politikat dhe programet mbi tregun e punës janë prezantuar vazhdimisht, por ato mbulojnë vetëm një përqindje të kufizuar të të papunëve (rreth 5.5% ), vë në dukje ILO.

Shkalla e punësimit ka ardhur në rritje në Shqipëri, por papunësia mbetet ende e konsiderueshme (11,9% në 2021) dhe papunësia tek të rinjtë arin në 28%. Sipas ILO-s, shkalla e papunësisë së të rinjve është e lartë dhe shkalla e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim (26%) është një shqetësim për zhvillimet e së ardhmes.

Tags: InstatonlinePuneStatistika
Previous Post

Vajza e Bashkim Finos i jep fund beqarisë, foto nga ceremonia modeste në Tiranë

Next Post

Nëse jetoni në këtë fshat mund t’i fitoni 33 mijë euro

admins

admins

Related Posts

Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh
Aktualitet

Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh

October 28, 2026
Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Next Post
Nëse jetoni në këtë fshat mund t’i fitoni 33 mijë euro

Nëse jetoni në këtë fshat mund t’i fitoni 33 mijë euro

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In