Furtune ne policine e shtetit pas nje serie pezullimesh dhe masash ndeshkuese qe kane te bejne me luften ndaj kanabisit.
Burime për Faxnews bëjnë me dije se janë pezulluar nga detyra 22 punonjës të Policisë së Shtetit në rrethin e Vlorës.
Drejtoria e Standardeve ka kërkuar pezullim për disa inspektorë zonash në territorin e Selenicës, Vlorës dhe Himarës. Shkak i ndërmarrjes së këtij akti është bërë kultivimi i lëndëve narkotike në zonat nënë administrimin e tyre.
Në listën e të pezulluarve ka inspektor zone deri tek shefa komisariatesh. Ende nuk ka detaje nga hetimi i Standarteve, por burime burime bëjnë me dije se pezullimi ka ardhur për shkak të mos zbatimit të detyrës për kontrollin e territorit.




