Pas publikimit të studimit të Akademisë së Shkencave, mbi situatën e krijuar nga Covid-19, ka reaguar eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho. Mjeku thotë se studimi tregon se si
institucionet shtetërore ishin vatrat e koronavirusit në Shqipëri.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, eksperti shkruan se është koha që autoritetet shëndetësore duhet të dëgjojnë ekspertët dhe të veprojnë sipas këshillave të tyre.
“Dje mësuam diçka shumë të dobishme rreth situatës së covid në Shqipëri!Studimi i kryer për praninë e antitrupave anti-COVID midis pacientëve të katër qendrave shëndetësore të Tiranës nuk mund të jepte rezultate më të ndryshme nga ato që u konstatuan. Prevalenca e antitrupave midis pacientëve të Poliklinikës Nr. 9 ishte 17.5%, ndërkohë që në tre poliklinikat e tjera, kjo prelavalencë rezultoi 0%, 2.8% dhe 6.3%.Nuk mund të mos bëhet lidhja midis gjetjeve të studimit dhe shpërthimit të covid midis personelit mjekësor të poliklinikës nr. 9 në fillim të muajit qershor!”– shkruan Dasho krah grafikës.





