Dëshironi pushime falas këtë verë? Një fshat italian ua ofron këtë mundësi!
Të dëshpëruar për vizitorë, banorët e San Giovanni, kanë ndërmarrë nismë për të dhuruar shtëpi pushimi falas për çdo turist që viziton fshatin e tyre.
Me paratë që do kurseni nga strehimi falas për 7 netë ju mund të shijoni baret dhe restorantet tërheqëse të fshatit, përcjell Lajmi i Fundit.al.
Ky fshat është vetëm dy orë larg Romës dhe 40 milje nga deti dhe më ë mira është që ka shënuar shumë pak raste me Covid-19, vetëm 444 që nga përhapja e pandemisë.
Kjo skemë dhe ofertë është krijuar nga aktivisti lokal Enzo Luongo, projekti quhet “Regalati il Molise”.
Ai tha:
“Për shkak të emigrimit prej dekadash, ka qendra dhe shtëpi që kanë mbetur bosh prej vitesh. Këto janë fshatra të bukura por të shpopulluar që nuk kanë akomodim turistik për të filluar, kështu që ne menduam: si mund të ndihmojmë në ringjalljen e fshatrave tanë historikë, ndërsa gjithashtu inkurajojmë vizitorët gjatë këtyre kohërave të vështira?”
Skema ofron 40 qëndrime falas këtë verë në fshatin San Giovanni në Galdo, midis 4 korrikut dhe 3 tetorit, përcjell Lajmi i Fundit.al.
Pronat e ofruara përfshijnë një vilë me katër shtretër e cila është në dispozicion për një qëndrim një javor.
Për të aplikuar, duhet të plotësoni një formular që detajon pse dëshironi të zbuloni Molise dhe ta dërgoni me email në shoqatën kulturore të fshatit.




