11 raste të reja të infektuar me koronavirus janë regjistruar në Shkodër, 7 persona më pak se ditën e djeshme, pas 28 tamponëve të bëra.
Fasoneritë mbeten akoma vatra kryesore infektimi, pasi numri më i madh i të infektuarve është aty.
Ndërkohë që pjesa tjetër e të prekurve janë vijim i kontakteve të ditëve më parë.
Të infektuar janë një mjek kirurg, një mjeke lagjeje, dhe një infermiere e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.




