Wednesday, August 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Milanoviç dhe Grabar-Kitaroviç në raundin e dytë

admins by admins
December 23, 2019
in Aktualitet, Bota, Politikë
A A
0
Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Milanoviç dhe Grabar-Kitaroviç në raundin e dytë
11
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kandidati i qendrës së majtë, Zoran Milanoviç dhe kandidatja e qendrës së djathtë, Kolinda Grabar-Kitaroviç do të garojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, që do të mbahen më 5 Janar të vitit të ardhshëm.

Sipas rezultateve jozyrtare të përkohshme në mbi 99 përqind të vendvotimeve të procesuara, Milanoviç fitoi 29.54 për qind të votave, Grabar-Kitaroviç 26.67, dhe kandidati i krahut të djathtë, Miroslav Skoro, 24.44 për qind, duke u përjashtuar nga gara.

Kandidatët e tjerë kishin nën 10 përqind dhe disa nën 1 përqind të mbështetjes.

“Ne po shkojmë në raundin e dytë. Por ne nuk do të luftojmë, luftërat kanë mbaruar. Unë kam thënë që nga fillimi, ne po shkojmë në një ndeshje të civilizuar. Në dy javët e ardhshme, unë do të luftoj për të bindur qytetarët se interesi kroat është të qenit një komunitet i mirë dhe solidar, për të qenë një vend i barabartë”, tha ai.

Ndërkaq presidentja aktuale e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç në fjalimin e saj tha se “tani, ne të gjithë duhet të bashkohemi dhe të shkojmë drejt fitores”.

Sikurse Milanoviç, ajo mbrojti ndaljen e ndarjeve ideologjike.

“Shoqëria jonë është e ndarë ideologjike. Ne kemi nevojë për një luftë për paga më të larta. Ne duhet të japim mundësinë për një Kroaci të zgjuar. Kemi nevojë për optimizëm dhe besim. Ne e dimë se mund të bëjmë më mirë“, tha ajo.

Në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, nëse njëri prej kandidatëve merr 50 për qind plus një votë të të gjithë votuesve që dalin në raundin e parë, ai ose ajo bëhet President.

Nëse askush nuk ka fituar më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të votave, të dy kandidatët me numrin më të madh të votave në raundin e parë do të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti kroat zgjidhet për një mandat 5-vjeçar. Në Kroaci është sistemi parlamentar dhe presidenti ka autorizime shumë të kufizuara.

Sistemi parlamentar hyri në fuqi përmes ndryshimeve në Kushtetutë në vjeshtën e vitit 2000, kur u shfuqizua sistemi gjysmë-presidencial.

Previous Post

Majlinda Kelmendi më e mira e dekadës, merr vlerësimin e botës së xhudos

Next Post

A është zbuluar qyteti i humbur të Trojës

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Next Post
A është zbuluar  qyteti i humbur të Trojës

A është zbuluar qyteti i humbur të Trojës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In