Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit. Nga ana e Kryesisë u votua në mënyrë unanime që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.
Në rendin e ditës së sotme ishte edhe një status, ku thuhet se çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij. Lulzim Basha nuk ndodhet në seli, për shkak të konfliktit të interesit, sepse është gjithashtu kandidat për kryetar.
Disa kandidatë është kërkuar që të eliminohen, sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetarë të partisë.