Me Zinedine Zidane që është emëruar në stolin e Real Madridi kanë filluar të përgatitin ofertën për transferimin e yllit belg të Chelseat, Eden Hazard.
Sipas të përditshmes angleze, “Telegraph”, drejtuesit e “Los Blanocos” kanë nisur negociatat me homologët në Londër, ndërsa Zidane ka lirinë të krijojë ekipin sipas skemës që dëshiron dhe me lojtarët që ai mendon se luajnë për fanellën dhe krenarin e klubit.
Çmimi për të cilin Hazardi do të kalojë nga “Stamford Bridge” në “Santiago Bernabeu” ende nuk dihet, megjithatë besohet se madrilenët do t’i ofrojnë belgut kontratë deri në vitin 2022.Hazardi ka thënë gjithmonë se ai është tifoz i madh i Zinedine Zidane dhe tani që francezi është emëruar përsëri trajner i Real Madridit, transferimi i Hazardit me shumë gjasa pritet të ndodhë gjatë merkatos së verës. /UrbanNews.al