Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka caktuar 13 anëtarët e Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm pranë KLP u bë edhe intervistimi i kandidatëve për kreun e SPAK dhe ditën e nesërme pritet të betohen në Presidencë edhe 8 anëtarët e Strukturës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
13 anëtarët e Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (LISTA)
- Nure Dreni
- Daniela Shirka
- Etleva Deda
- Flora Haredinaj
- Ardit Mustafaj
- Bib Ndreca
- Fran Prendi
- Ilirjana Olldashi
- Irena Gjokaj
- Marsela Balili
- Sandër Simoni
- Klodian Kurushi
- Miliana Muça




