Mesfushori turk dëshiron të qëndrojë në San Siro, mirëpo Rossonerët nuk janë të bindur më nga kontributi i tij.
Sipas Calciomercatos, klubi italian po tenton të shesë Calhanouglun në afatin kalimtar të kësaj vere.
Mesfushori ofanziv ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2021, andaj duan ta shesin atë, para se të humbin atë në parametra zero.
Klube nga Kina janë të interesuar në shërbimet e tij, mirëpo lojtari është i vendosur që të qëndrojë edhe më tutje në Evropë.
Klubi italian është i gatshëm ta shesë atë për një shumë rreth 25 milionë euro, duke refuzuar kështu që t’i ofrojë rinovim kontrate.