Zëdhënësi i Policisë , Baki Kelani, ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku kanë mbetur të vdekur tre persona. Kelani, tha se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje.
“Policia e Kosovës ka dhënë një informacion rreth orës 13:00 për një vdekje të dyshimtë. PK ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimte, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë një mashkull viti i lindjes, 1958, një grua 1959, dhe një vajzë 1991”.
Ai bëri të ditur që sipas informacioneve që kanë siguruar deri tani, i dyshuari mashkull fillimisht ka vrarë gruan e tij, pastaj renë dhe vetën. Kelani, në fund tha se pasi të përfundojnë hetimet do të japin detaje të reja.




