Saturday, August 8, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Vrasësit e ndoqën Jurgen Kurtin rreth dy javë dhe paguan 30 mijë euro

admins by admins
March 26, 2019
in Aktualitet
A A
0
Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ zbulohet ‘puna’ me vjehrrin që mund të ketë sjellë vrasjen e tij
19
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Tre persona kanë marrë pjesë në ekzekutimin e të riut në hyrje të pallatit ku i riu jetonte, u vunë në pranga sot nga Policia e Tiranës, si autorë të paguar për vrasjen. Një i katërt, dyshohet të ketë pasur rolin e koordinatorit.

Burime për Report Tv, thanë se autorët dyshohet të jenë paguar 30 mijë euro për ekzekutimin e Jurgen Kurtit. Ndërkohë nuk dihet ende se kush është personi/at që ka dashur kokën e Jurgen Kurtit.

Pista kryesore e hetimeve: Hakmarrja.

Tetë ditë pas vrasjes së bujshme të 26-vjeçarit Jurgen Kurti në Tiranë, policia e kryeqytetit ka arrestuar tre persona bashkëpunëtorë në vrasje, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim, emri i të cilit nuk bëhet publik për efekt të hetimeve.

Ndërsa tre të arrestuarit janë ekzekutorë me pagesë dhe pjesëmarrës në krim, personi i kërkuar mësohet nga burime se ka pasur rolin e koordinatorit. Nuk dihen ende emrat e personit/ave që kanë porositur vrasjen e Jurgen Kurtit.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan Esli Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Burime thonë se tre autorët e arrestuar janë vrasës me pagesë dhe se ekzekutimin e Kurtit e kanë bërë me porosi, për llogari të një personi tjetër.

Të njëjtat burim thanë për gazetarin Arsen Rusta, se autorët e kanë ndjekur për më shumë se dy javë Jurgen Kurtin, ndërsa dyshohet që vrasësit me pagesë të kenë marrë 30 mijë euro për ekzekutimin e Kurtit.

Policia thotë se ka sekuestruar një pistoletë TT, fishekë luftarakë, një sasi të vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe 13 aparate celularë.

“Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera,  dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë 3 të arrestuarit bashkë me një tjetër të shpallur në kërkim. Policia gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan Esli Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos. Burime thonë se tre autorët e arrestuar janë vrasës me pagesë dhe se ekzekutimin e Kurtit e kanë bërë me porosi, për llogari të një personi tjetër. Të njëjtat burim thanë për gazetarin Arsen Rusta, se autorët e kanë ndjekur për më shumë se dy javë Jurgen Kurtin, ndërsa dyshohet që vrasësit me pagesë të kenë marrë 30 mijë euro për ekzekutimin e Kurtit.

Dyshimet e hetuesve janë se vrasja të jetë kryer për hakmarrje, për shkak të përfshirjeve në ngjarje kriminale të Jurgen Kurtit. I riu ishte i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Artur Kurtit, dhe vrasjen e një tregtari në Durrës, Agim Arapi. Të dyja këto vrasje janë marrë përsipër nga njerëz të afërt të tij. Vrasjen e babait i cili ishte i divorcuar nga nëna e tij, e mori përsipër daja i Jurgen Kurtit, ndërsa vrasjen e tregtarit në Durrës e mori fajësinë, vëllai i vjehrrit te 26-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi më 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri Jurgen Kurti. 26 vjeç.

“Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje. Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin”, thotë policia.

Veprat penale të ngritura ndaj tyre janë: “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Previous Post

Lajmi i Fundit/ Maskat grabisin një argjendari në Gjirokastër

Next Post

Soreca: Tani është koha për të kapërcyer dallimet partiake dhe…

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Soreca: Tani është koha për të kapërcyer dallimet partiake dhe…

Soreca: Tani është koha për të kapërcyer dallimet partiake dhe...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In