Lajmi sot nga zgjedhjet në Himarë është skadenca e kartave të Identitetit, duket se ish-Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë i vetmi që ka bërë thirrje t’i dilet përpara kësaj situate me një njoftimi të cilin Balla e ka berë dy javë më parë.

Në një komunikim publik me datë 22 Korrik 2024 si Ministër i Brendshëm, nga zyrat e Identitek, Balla i ka bërë thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë për pajisjen e kartat e identitetit. Madje ai ka urdhëruar dhe mbajtjen hapur edhe në ditët e pushimit, tështunë e të dielë dhe po ashtu koha e prodhimit të kartës së re të realizohej brenda 48 orësh. Edhe nëse aplikoje të enjten më 1 Gusht mund ta merrje kartë e re të shtunën me 3 Gusht.




