Friday, September 22, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

“Vilat e Lulzim Bashës”, Spiropali: Qiraja “gjethe fiku”, politikan abuzues

admins by admins
November 3, 2019
in Aktualitet
0 0
A A
0
16
SHARES
43
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagon lidhur me raportimet në media se kryedemokrati Lulzim Basha, është zhvendosur në një prej komplekseve më luksoze të banimit në vend.

“Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë, ose frika e Lulzim Bashës nga tërmeti”, thotë ajo, teksa publikon një video me qëndrimin ironik të saj.

Në vijim shton se Lulzim Basha u ankua se historia e dy vilave të tij na qenka sajuar nga qeveria, dhe thotë se “Tani imagjinoni Edi Ramën a kë të doni nga radhët tona që më zuri frika nga tërmeti dhe ika mora dy vila me qira në një nga zonat më të shtrenjta në Shqipëri”.

Spiropali fton të përfytyrohet se çfarë cikloni balte do kishte rënë mbi Shqipëri dhe çfarë cikloni balte do kishin nxjerrë nga gryka tërë murtajat e opozitës duke nisur nga gryka e Lulzim Bashës.

Por ajo thotë se, më e bukura është se askush nga qeveria dhe as nga Partia Socialiste nuk ka thënë akoma asgjë për dy vilat e Lulzim Bashës, ndërkohë që ai akuzon qeverinë se e ka sajuar këtë histori.

“Por çfarë ka sajuar qeveria? Tërmetin që e paska lëkundur e trembur aq shumë Lulin sa të ikë nga një apartament dhe të marrë dy vila, apo mos vallë qeveria ka sajuar faktin që Luli qenka i vetmi që e paska tronditur tërmeti dhe ia ka bërë të banueshëm tripleksin e tij ku s’ka asnjë shenjë tërmeti, ose pastaj qeveria ka sajuar faktin që Luli merr dy vila me qira te lagja ekskluzive e ndërtuar nga njeriu që vetë Luli e ka bërë copë e çik si oligark, ndërkohë që nga ana e tij Luli nuk tregon asnjë kontratë qiraje”, shprehet Spiropali.

Në të vërtetë, nënvizon ai, qeveria s’ka kohë të merret me Lulzim Bashën, por Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive sot, si dhe SPAK-u nesër duhet të merren me këtë histori tipike të njeriu që siç tha ai, është bërë simbol i asaj shprehjes “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”.

Më tej ministrja deklaron se Lulzim Basha akuzohet nga mediat se qiraja është një “gjethe fiku” për të mbuluar faktin, se në fakt, të dy vilat janë blerë prej tij dhe për këtë thotë se nëse është e vërtetë apo jo kjo akuzë mediatike nuk e dinë, por se dinë që Lulzim Basha është i njohur për dorën e rëndë në lëvizjen e shumave të mëdha të parave.

“Dhe sot që flasim, ai është i pandehur për më shumë se gjysme milioni dollarë që kanë lëvizur në emër të Partisë Demokratike, po që nuk figurojnë gjëkundi në arkën e parave të ligjshme të asaj partie”, deklaron Spiropali.

Më tej thotë se historia e dy vilave të Lulzim Bashës është pavarësisht fakteve, një tjetër e zakonshme e historisë së një politikani abuzues me ligjin e paranë, e përfitues kornik në një terren ku drejtësia i ka garantuar atij paprekshmërinë, por është njëkohësisht edhe historia tipike e një politikani që nuk ndalon sa hapuri gropën ku bie vetë.

“Politkisht ai s’e ka problem të bjerë në gropë e të bërtasë “Fitore”, ndërsa ligjërisht do ta ketë me siguri shumë më të vështirë ta kalojë historinë e dy vilave, atë gjysmë milion dollarë të pajustifikuar, duke kënduar himnin përballë një trupe gjykuese të dalë nga rruga e vettingut dhe e drejtësisë së re”, deklaron në mbyllje Elisa Spiropali.

Previous Post

Luana Vjollca fton live nga emisioni kryeministrin Edi Rama

Next Post

I dehur mbi biçiklete, burri perplaset me makinen

admins

admins

Related Posts

Rritja e pagave për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023, tjetra në dhjetor 2024
Aktualitet

Rritja e pagave për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023, tjetra në dhjetor 2024

September 18, 2023
Turistët sollën një rekord prej 1.55 miliardë euro në 6 muajt e parë! Shqiptarët lanë jashtë gati 1 miliardë euro
Aktualitet

Turistët sollën një rekord prej 1.55 miliardë euro në 6 muajt e parë! Shqiptarët lanë jashtë gati 1 miliardë euro

September 12, 2023
Taulant Balla Ministër i Brendshëm/ Presidenti dekreton propozimin e Ramës
Aktualitet

Taulant Balla Ministër i Brendshëm/ Presidenti dekreton propozimin e Ramës

July 10, 2023
Next Post
Policia ndërhyn për të shuar sherrin, dy persona dhunojnë efektivët

I dehur mbi biçiklete, burri perplaset me makinen

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In