Përgjatë javëve të fundit, Bashkia Bulqizë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë mbrojtjes së sipërfaqeve të degraduara nga erozioni, pastrimit të kullotave dhe ndërtimit të lerave të ujit.
Sipas një njoftimi për shtyp nga kjo bashki, deri më tani, ekipet e punës kanë ndërhyrë në 4 njësi administrative. Më konkretisht,
- në Nj.A.Shupenzë u meremetuan 2 lera uji, u ndërtua 1 e re dhe u pyllëzuan 3 hektarë me gështenjë.
- Në Nj.A. Gjoricë u pyllëzuan 3 hektarë sipërfaqe me pemë gështenjë, ndërsa u pastruan mbi 30 hektarë pyje.
- Në Nj.A. Zerqan u ndërtua 1 lerë uji dhe u pastruan mbi 20 hektarë kullota.
- Në Nj.A. Fushë Bulqizë u meremetua 1 lerë uji.
Bashkia bën me dije se po përpiqet me të gjitha mundësitë të mbrojë sipërfaqet tokësore nga erozioni, të pastrojë kullotat, të ndërtojë sa më shumë lera uji, me qëllim rritjen e kapacitetit të krerëve të imëta në zonat malore, si edhe pastrimin e pyjeve për zhvillimin e sipërfaqeve të gjelbërta, rritjen e biomasës, zgjerimin dhe zhvillimin e pyjeve. Këta komponentë ndikojnë në përmirësimin e klimës në tërësi.