Tuesday, May 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Veliaj: Do të ngrejmë Akademinë e Biçikletave; është mënyra më e shëndetshme për të lëvizur

admins by admins
June 2, 2020
in Aktualitet
A A
0
Veliaj: Do të ngrejmë Akademinë e Biçikletave; është mënyra më e shëndetshme për të lëvizur
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Veç shtimit të rrjetit të korsive të biçikletave, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe edukimin e fëmijëve për mënyrat ekologjike të transportit dhe promovimin e lëvizjes me biçikletë në qytet. Në Ditën e Biçikletave, kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua dhjetëra vogëlushëve, që po mësojnë rregullat e qarkullimit në hapësirën e posaçme të krijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Veliaj tha se shumë shpejt do të hapet edhe “Akademia e Biçikletës”, e cila synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

“Muaji qershor u është kushtuar fëmijëve. Kemi jo vetëm parkun “Rinia” dhe parqet e tjera, por edhe hapësira të tjera publike, të cilat do të kthehen në funksion të fëmijëve. Në bashkëpunim me APR-në, Policinë Bashkiake dhe miqtë e biçikletave në Tiranë do të hapim akademinë e dyrrotakëve; ajo ka ekzistuar në mënyrë periodike, por tani do të jetë permanente, me emrin ‘Akademia e Biçikletës’. Po mësojmë biçikletën edhe në çerdhe e kopësht me rrotat ndihmëse, por duam që, për këdo që nuk e di biçikletën dhe ka dëshirë t’i bashkohet revolucionit të biçikletave, mund të vijë çdo fundjavë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se kjo periudhë na tregoi edhe njëherë se jemi të aftë për të ndryshuar stilin e jetesës. Ndaj, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin për distanca të shkurtra biçikletën, jo vetëm si mjet ekonomik dhe i shpejtë lëvizjeje, por edhe i shëndetshëm. “Makinën do ta përdorim për të shkuar në Durrës ose në periferi, por për distancat e vogla, tani që janë bërë korsi biçikletash pafund, përdorimi i tyre është mënyra më e shëndetshme për të vijuar jetën në Tiranë. Covid-19 na mësoi se ‘Po’, ne dimë të disiplinohemi kur bie një epidemi, dimë ta ruajmë higjienën, dimë ta ruajmë distancën, por na mësoi që e kemi vetë në dorë ta mbajmë natyrën pastër. Zgjidhja është kjo: ose marmitë, që prodhon karbon dhe helm për fëmijët e këtij qyteti, për distanca të panevojshme, ose të përdorim transportin ekologjik, në këmbë ose me biçikletë. Edhe Policia Bashkiake po transformohet me makina elektrike, por tek hapësirat publike përdoren dyrrotakët”, theksoi ai.

Veliaj falenderoi djemtë dhe vajzat e qytetit, që nuk merren me dogma politike, por përqafojnë menjëherë të bukurën dhe të mirën. “Jam shumë krenar për çunat dhe gocat e Tiranës, nuk janë cinikë, nuk janë dyshues, nuk merren me dogma politike; kur e shohin një gjë të bukur dhe të mirë, e përqafojnë, ndaj besoj se e ardhmja është e tyre”, nënvizoi ai.

Kufizimi i lëvizjes së automjeteve për shkak të virusit COVID-19, tregoi se nisma e Bashkisë së Tiranës për shtimin e korsive të biçikletave dhe zgjerimin e trotuareve ishte e drejtë.

Previous Post

Amerika në prótestë për vdékjen e tij, del e vërteta për George Floyd. Çfarë i mori jetën

Next Post

10 vjet burg për pronarin e “Air Albania”, prokuroria turke akuzë Sinan Idrizit

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
10 vjet burg për pronarin e “Air Albania”, prokuroria turke akuzë Sinan Idrizit

10 vjet burg për pronarin e “Air Albania”, prokuroria turke akuzë Sinan Idrizit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In