UEFA po planifikon që faza finale e Champions dhe Europa League në muajin gusht të luhet me një publik minimal në shkallët e stadiumit.
Ky do të jetë një faktor i rëndësishëm, ndonëse jo vendimtar, për të përcaktuar selitë që do të mirëpresin ndeshjet dhe që do të marrin vendin e Stambollit dhe Gdanskut.
Kryeqyteti portugez Lisbona, shikohet si favoritja për të pritur fazën finale të Champions, ndërsa për Ligën e Europës po mendohet për Frankfurtin dhe tre qytetete të tjera në Gjermami.
Ndërkohë, ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për të kuptuar nëse do të ketë garanci për një hapje të pjesshme të stadiumeve.
Me kalendarin e ngarkuar nga emergjenca e koronavirusit është e sigurt që do të kemi formatin e shkurtuar duke luajtur vetëm një përballje para finales.
Gjithsesi, kjo do të varet nga kurba e infektimeve deri në muajin gusht.




