Monday, December 4, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Udhëzimet e mjekëve: Coronavirusi dhe shëndeti juaj mendor

admins by admins
March 24, 2020
in Aktualitet
0 0
A A
0
Udhëzimet e mjekëve: Coronavirusi dhe shëndeti juaj mendor
5
SHARES
0
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Amir Khan, mjek dhe ligjërues universitar në Britani të Madhe, shpjegon cilët hapa mund t’i ndërmerrni që të reduktoni shansin që COVID-19 të ketë efekt të dëmshëm në shëndetin tonë mendor

Gjatë pandemisë së coronavirusit duhet të fokusohemi në shëndetin mendor po ashtu edhe në atë fizik, shpjegon dr. Amir Khan, transmeton Telegrafi.

Aktualisht bota është në gjendje stresi. Pandemia e coronavirusit ka nxitur njerëzit të blejnë nga paniku, që me dëshpërim të hulumtojnë rrjetet shoqërore, duke kërkuar informacione më të reja dhe që të brengosen për shkak të teorive të komplotit.

Kjo është shumë për t’u kapërdirë.

Njerëzit të cilët më herët nuk kanë pasur probleme mendore, përnjëherë kanë problem me gjumin, përqendrimin edhe në jetën normale të përditshme.

Ata të cilët më parë kanë vuajtur nga anksioziteti apo nga çrregullimi opsesiv-kompulsiv vërejnë që lajmet mbi sëmundjen COVID-19 ua kanë përkeqësuar simptomat.

Ruani shëndetin mendor

A ka të drejtë publiku që është anksioz për shkak të lajmeve gjithnjë e më alarmante lidhur me përhapjen e coronavirusit?

Përgjigjja, si edhe për shumë gjëra, është po, por me maturi. Tani, më shumë se kurdoherë, duhet të ruajmë shëndetin mendor në gjendjen sa më të mirë.

Njëri problem është shpejtësia me të cilën vijnë lajmet mbi coronavirusin dhe sa shpejt ato informacione ndryshojnë. Mirëpo edhe më e keqe është sasia e “lajmeve të rreme”, të cilat qarkullojnë dhe fakti që është e vështirë të gjenden burime të sigurta të informacioneve.

Është njerëzore të ndiesh nevojën që të jesh në rrjedha; askush nuk dëshiron të rrezikojë që të infektohet me këtë sëmundje.

Pasiguria dhe ndjenja e mungesës së kontrollit janë në prapavijë të anksiozitetit të shumicës së njerëzve. Prisni diçka që të ndodhë, ndërsa ajo vetvetiu zgjon anksiozitet.

Edhe një problem është që protokollet e reja rreth larjes së duarve dhe mosprekjes së fytyrës, veç tjerash, mund të përkeqësojnë gjendjen te disa njerëz me çrregullim opsesiv-kompulsiv.

Njerëzit me çrregullim opsesiv-kompulsiv tashmë pastrojnë gjërat në mënyrë të përsëritur siç janë dorezat e dyerve, të kuzhinës dhe banjës sërish dhe sërish. Kjo mbase edhe nuk tingëllon tepër keq, mirëpo kur për atë shkak nuk mund të bëjnë asgjë tjetër, kjo bëhet problem i konsiderueshëm në jetët e tyre.

Nëse këtyre njerëzve u thuhet që patjetër duhet t’i lajnë duart në mënyrë të caktuar në çdo dy orë dhe rregullisht t’i pastrojnë sipërfaqet, kjo mund t’ua përkeqësojë simptomat dhe ata atëherë ndihen që kanë humbur kontrollin.

Cilët hapa mundemi t’i ndërmarrim që të reduktojmë shansin që COVID-19 të ketë efekt të dëmshëm në shëndetin tonë mendor?

Kufizoni leximin e lajmeve

Të gjithë dëshirojmë të jemi në rrjedha, mirëpo kemi nevojë për pushim – posaçërisht nga ajo që tani po ndodh.

Kufizojeni kohën të cilën e kaloni në rrjetet shoqërore duke shikuar lajme. Kjo do t’ju japë hapësirë mendore për gjëra të tjera. Mirëpo, jini të rreptë, nuk do të jetë e lehtë. Ngufatni fjalët kyç në rrjetet shoqërore nëse e shihni të nevojshme.

Ushtroni

Dihet që ushtrimet i bëjnë mirë shëndetit mendor, kështu është edhe tani. Madje edhe nëse jeni të kufizuar në shtëpinë tuaj, ende mund të shëtisni nëpër kopsht, oborr, të ngjitni shkallët apo madje të bëni “aerobi në karrige” – ushtrimet për njerëzit me lëvizshmëri më të vogël, të cilët mund të bë bëhen derisa qëndroni ulur në karrige, me muzikën e preferuar.

Dilni në ajër të freskët

Kalimi i kohës jashtë ka përparësi të shumta për shëndetin, mirëpo gjithnjë e më shumë shfrytëzohet në shërimin e anksiozitetit dhe çrregullimit të humorit.

Nëse ende janë të lejueshme, malet dhe parqet e hapura janë ndër disa vende ku shanset që të infektoheni janë të vogla, nëse mundeni, gjeni kohën kur ka më pak tollovi dhe dilni në shëtitje. Dhe provoni të mos shikoni në telefon.

Kufizojeni kohën e brengave

Nëse e kapni veten duke përsëritur veprimet sepse frikësoheni nga coronavirusi, kufizoni sa herë i lani duart dhe pastroni sipërfaqet. Kufizoni “kohën e brengave” për një orë të caktuar çdo ditë dhe pastaj provoni të mos mendoni të gjatë pjesës tjetër të ditës.

Mbi të gjitha, mos pushoni që të ndieni që shumica e njerëzve të cilët infektohen me coronavirus kanë simptoma të buta dhe do të shërohen plotësisht. /Telegrafi/

Tags: mjekeveShendeti
Previous Post

“Përshëndetje, unë quhem Covid-19”, letra që po emocionon botën

Next Post

Lajmi i Fundit/ zgjerohet harta e të infektuarve, raste të reja në Lezhe e Berat

admins

admins

Related Posts

Përdorte fenelina policie, ndëshkohet shoferi i ministres Ibrahimaj
Aktualitet

Përdorte fenelina policie, ndëshkohet shoferi i ministres Ibrahimaj

November 10, 2023
Turqia arreston “mbretin” e kokainës, Balla: Forca e ligjit do të godasë mbi këdo
Aktualitet

Turqia arreston “mbretin” e kokainës, Balla: Forca e ligjit do të godasë mbi këdo

November 10, 2023
Bllokohet kontenieri me mallra kineze në Durrës, do të shiteshin si “original” me çmime të larta
Aktualitet

Thjeshtohen procedurat në doganë, reduktohet koha për kalimin e mallrave

November 8, 2023
Next Post
Lokali që menaxhonte u dezinfektua 3 ditë më parë, detaje nga rasti i të riut në Korçë

Lajmi i Fundit/ zgjerohet harta e të infektuarve, raste të reja në Lezhe e Berat

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In