Monday, July 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Timo Flloko: “I kërkojmë falje publikut për ‘krimet’ tona në filma”

admins by admins
January 15, 2021
in Artistet
A A
0
Timo Flloko: “I kërkojmë falje publikut për ‘krimet’ tona në filma”
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Në një kohë që në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për krimet e komunizmit, aktori Timo Flloko ka aq qytetari sa të kërkojë falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në një intervistë dhënë për gazetaren Fatmira Nikolli, në “News 24”.

Flloko ka folur për rolin e tij të fundit në Teatrin Kombëtar, atë të Martin Dysartit në dramën “Equus”, me regji të Dino Mustafiç, për kritikën, por edhe për debatin në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët.

Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare.

Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”,- tha Flloko.

Duke iu referuar pretendimeve se filmat e asaj kohe ndikojnë negativisht te të rinjtë, duke u shfaqur një imazh të rrejshëm të Shqipërisë komuniste, Flloko thotë se “rinia nuk prishet” nga ndjekja e atyre filmave.

“Ka shumë gjëra qesharake, por edhe të pranueshme. Nuk mund të hedhim gjithçka poshtë. Unë jam i mendimit që nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar dhe i vë gjithmonë në provë.

Çfarë mund të themi për një film të jashtëzakonshëm si “Koncert në vitin 1936”? Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, ku kthehen dy vajza të reja, plot ëndrra, që kanë mbaruar shkollat jashtë, në Itali, siç ishte Tefta Tashko Koço.

Nuk besoj se mund të krijojnë iluzionin e një jete ideale. Dhe publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- tha ai.

Previous Post

Hysaj mund t’i bashkohet Atletikos falas

Next Post

Balla uron ditëlindjen e 29-të të FRESSH: Aleati ynë i vetëm janë njerëzit e zakonshëm!

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Balla uron ditëlindjen e 29-të të FRESSH: Aleati ynë i vetëm janë njerëzit e zakonshëm!

Balla uron ditëlindjen e 29-të të FRESSH: Aleati ynë i vetëm janë njerëzit e zakonshëm!

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In