Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook për çështjen me Kosovën.
Ai shprehet se nuk ka asnje axhendë të fshehtë me Serbinë. Presim nga kjo marrëveshje thellimin e reformave dhe normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i plotë
“Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi. Presim që, në fund, ky takim të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme, paraprakisht të dakorduar mes pjesëmarrësve, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan presidenti Thaçi në Facebook.
“Për Kosovën do të ishte tepër dëshpëruese në rast se edhe në këtë takim, Franca dhe Gjermania, dështojnë të harmonizojnë qëndrimet e tyre për vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Prandaj, të flasësh për perspektiven evropiane të Kosovës, qoftë edhe vetëm në mënyrë retorike, është më tepër se hipokrizi”, ka shkruar presidenti Thaçi