Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë dhe la pas viktima, vjen edhe reagimi i Ambasadës Amerikanë në Shqipëri.
Ambasada shpreh ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave të tërmetit dhe ka ofruar mbështetjen e SHBA në këto ditë të vështira. Sipas saj, shqiptarët dhe amerikanët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira dhe ofron gatishmërinë e SHBA për të ndihmuar popullin shqiptar.
‘Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.
The United States sends its deepest condolences to all the families and communities affected by today’s earthquake. The United States stands with our friends in Albania, just as Americans and Albanians have always stood by each other during difficult times. We will continue to closely monitor the situation and stand ready to offer our support’, shkruan Ambasada në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.




