Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij më një falendërim për partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në ndihmë të personave që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.
Ai tha se sot qeveria do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, referuar përcaktimeve ligjore. Sipas Ramës, kjo gjendje do të kufizohet në dy rajonet e prekura nga tërmeti vdekjeprurës.
Gjendja e jashtëzakonshme, për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.
Në fund të fjalisë Kryeministri Edi Rama tha se humbjet në jetë njerëzish dhe infrastrukturë nga tërmeti në rrethin e Durrësit janë “kolosale”, ju bën thirrje të gjithve për ndihma në portalin qeverritar e-albania.al.





