Vetëm pak ditë pas arrestimit të tij, ka ndërruar jetë Faik Perkoxha, 50-vjeçari, i cili tërhoqi zvarrë me makinë qenin.
Mësohet se ai është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij në rrjetet sociale.
50-vjeçari i cili ka humbur jetën sot rreth orës 15:00 në Dibër. Ndonëse u raportua se ishte banor i Sukthit, ai ishte në qytetin verior kur ndërroi jetë.
E ndërkohë që të gjithë mund ta gjykojmë për keqtrajtimin e qenit, mbetet ende mister historia me qenin. Të gjithë duan të dinë arsyen se përse ndodhi ngjarja e shëmtuar që bëri jehonë në të gjitha mediat.
“Nuk e kuptoj pse e ka bërë atë veprim. Ai e ka pas mbajtur shumë mirë qenin. Ne këtu në lagje e kemi pasur frikë se ka qenë i madh me përmasa të mëdha. Ky e nxirrte shëtitje, kujdesej për të”, thotë një i njohur i shtetasit.
Shtetasi do të dilte të nesërmen ose një ditë më pas për t’u njohur me masën e sigurisë para gjykatës.
Ndërkohë, qenit i është dhënë lamtumira e fundit dy ditë më parë në një ceremoni mjaft prekëse, ku u vendosën qirinj në formë zemre dhe lule në tokë, bashkë me fotografinë e trishtë ku kafsha e gjorë shfaqet duke u tërhequr zvarrë nga shtetasi.




