I veshur në të zeza, aktori I njohur korçar Koço Qendro del nga banesa e vet dhe niset të hedhë hapa të nxituara rreth 100 metra më tutje, në një pallat ku jetonte miku I tij më I mirë Dhimitër Orgocka, për ti bërë nderimet e fundit.
Orgocka u nda nga jeta papritur në moshën 84 vjeçare si pasojë e një hemoragjie cerebrale, dhe ndër njërëzit që e përjeton më me dhimbje këtë humbje është padyshim kolegu dhe miku I tij I hershëm Koço Qendro.
“Prisja të flisnim si zakonisht në telefon, se ishim të pandarë me njëri-tjetrin.
Hera e parë që nuk mu përgjigj. Gjithçka ndodhi kaq papritur këto dy ditët e fundit. Të shtunën që kaloi ishim së bashku në varrezat e qytetit ku Taqka nderonte çdo dy javë bashkëshorten e tij të ndjerë dhe të shtrenjtë Dhorkë Orgocka“- tregon kujtimet e fundit me mikun e tij më të afërt aktori Koço Qendro.
Ai së bashku me Dhimitër Orgockën ishin jo vetëm nga artistët e skenës me moshë më të vjetër në Korçë, por edhe nga më aktivët në aktivitete dhe me një ritual të veçantë miqësor.




