Luizi i veshur si dhëndër dhe Kiara si nuse shkëmbyen puthjen siç e do tradita, pas fjalëve të priftit, më në rol Kristin. Duket se kjo puthje e ndjerë nga Kiara ishte dhe konfirmimi nga ana e saj për pyetjen e shumëkërkuar nga Luizi.
Ai u betua për dashuri të përjetshme sonte së bashku me moderatoren Kiara Tiro. Por teksa këngëtari ishte duke kënduar, moderatorja nuk ka mbajtur dot lotët.
“E kam pirë dashurinë tëndë, më ka dehur trup e mendje”, janë disa nga vargjet që kanë emocionuar Kiarën. Ndër të tjera Luizi respektoi edhe tradita të tjera të dasmave tradicionale, duke djegur shaminë e beqarit.
Pas celebrimit dhe betimeve të çiftit, Luizi dhe Kiara shkëmbyen puthjen e parë si çift në buzë. Ishte Kiara ajo e clla i dhuroi puthjen e shumëpritur këngëtarit, teksa dyshja duket se e ka shijuar shumë këtë moment të bukur.
I ftuar për të celebruar këtë dasmë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother është këngëtari i njohur shqiptar, Altin Shira, i cili po performon posaçërisht për çiftin. Pas puthjes, çifti ka festuar nën tingujt e muzikës së Altinit, teksa dasma e tyre ka ndjekur çdo traditë.






