Wednesday, May 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

admins by admins
January 13, 2026
in Aktualitet
A A
0
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
0
SHARES
24
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Drejtuesit e automjeteve me aksidente të përsëritura, të rinjtë pa eksperiencë dhe mjetet me fuqi të lartë motorike do të paguajnë më shumë për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, gjatë këtij viti dhe në vijim. Në të kundërt, drejtuesit me historik të pastër pa dëme, makinat e reja dhe ato me fuqi të ulët motorike do të përfitojnë ulje të primit të sigurimit.

Sipas faktorëve të riskut të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), çmimi final i sigurimit nuk përcaktohet vetëm nga historiku i dëmeve, por edhe nga disa elementë të tjerë, ku një rol të rëndësishëm luan fuqia motorike e mjetit. Sa më e madhe fuqia e motorit, aq më i lartë është primi i sigurimit.

Ndikim në tarifë ka edhe mosha e drejtuesit, ku grupmosha 18–21 vjeç paguan më shtrenjtë. Po ashtu, drejtuesit me deri në dy vite eksperiencë në drejtim të mjetit tarifohen më tepër krahasuar me ata me eksperiencë më të gjatë.

Edhe përdorimi i mjetit është një faktor tjetër përcaktues: automjetet në pronësi të subjekteve tregtare paguajnë më shumë sesa ato në pronësi të individëve. Ndërkohë, qarku i regjistrimit ndikon në koston e sigurimit, ku mjetet e regjistruara në qarqet Berat, Dibër dhe Kukës përfitojnë tarifa më të ulëta.

Sipas AMF-së, vjetërsia e mjetit është gjithashtu një element kyç, pasi makinat e reja kanë prim më të ulët sigurimi krahasuar me mjetet e vjetra.

Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të publikojnë në faqet e tyre zyrtare tabelat me koeficientët e riskut, si dhe shembuj konkretë të përllogaritjes së primit. Për më tepër, qytetarëve u ofrohen përllogaritës online, të cilët u mundësojnë të shohin paraprakisht se sa do të paguajnë për sigurimin e automjetit të tyre.

Tags: MakinaSigurimiTarifa
Previous Post

Qeveria shpërndan shpërblime për fundvit, ja cilat kategori përfitojnë

Next Post

PS mbledh grupin parlamentar të premten, zbardhet agjenda

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
PS hermetike për Presidentin e ri/ Pas pak nis mbledhja e Kryesisë, gazetari zbulon çfarë do të ndodhë: Pse Ardian Dvorani është një nga emrat e përfolur

PS mbledh grupin parlamentar të premten, zbardhet agjenda

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In