“Është momenti që të moshuarit të kenë vëmendjen e munguar”, tha sot kryetari i bashkisë Kamzë Rakip Suli gjatë vizitës së tij në qendrën polivalente ditore, ku shpërndau dhurata për të moshuarit.
Kryetari i bashkisë Kamzë Suli shprehu kënaqësinë të ishte në qendrën polivalente ditore, për të shkëmbyer disa dhurata e momente mirënjohjeje, për të moshuarit e kësaj qendre, në këtë prag fundviti.
“Bashkia Kamzë premton se kujdesi dhe projektet, për këtë komunitet do të jenë maksimale”, tha ai.
Bashkia Kamzë ka shtruar dhe një drekë për të moshuarit, ku mes atmosferës së këngës dhe valles, të moshuarit kanë kaluar një ditë ndryshe në pragun e mbërritjes së festës së Vitit të Ri. /j.p/1 nga 9













