Saturday, July 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Sot është dita ndërkombëtare e radios

admins by admins
February 13, 2021
in Bota
A A
0
Sot është dita ndërkombëtare e radios
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios. UNESCO ka shpallur këtë festë për të promovuar radion dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron. 13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka transmetuar programin e parë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin. Në Ditën Botërore të Radios, e cila përkon edhe me jubileun e 80 vjetorit të Radio Tiranës, në ambientet e presidencës shqiptare, zërat më mbresëlënës të saj sollën kujtimet e jetës.

“Ajo ishte një dritare që na lidhte me botën, ishte një radio që patëm fat të jetojmë, sepse ishte ajka e inteligjencës shqiptare” tha gazetarja Elsa Xhai, tashmë në pension. Meropi Matlia, një tjetër zë emblematik i Radio Tiranës tha se “Folësit gjejnë gjithmonë dëgjuesit e tyre. Do dëshëroja që mikrofoni të ishte i lirë edhe në kohën që kemi qenë ne, pasi nuk ka qenë kaq i lirë”. “

Mbrojen atë, mbrojeni lirinë për tu shprehur” këshilloi ai brezin e ri të gazetarëve.

Radio Tirana, e cila këtë vit mbush 80 vjet, është mbartëse e një tradite të fortë shoqërore që me programet e saj gjatë luftës së Kosovës, ishte e vetmja urë lidhëse me shqiptarët atje. Për zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të RTSH Martin Leka, mesazhi është i qartë.

“Ndoshta është koha që të mos kemi gazetarë që bëjnë pallate dhe ndërtues që bejnë gazeta”. Për krijuesin e emisionit sportiv “Nga njëra ndeshje në tjetrën” gazetarin Ahmet Shqarri, Radio Tirana është institucioni mediatik që nuk mund të zëvëndësohet dhe më së miri këtë mund ta thotë kreu i shtetit.

“Mikrofoni është i shenjtë, ka shumë emocione! Ndoshta presidenti mund të thotë vetë se çfarë rëndësie ka mikrofoni” ftoi ai presidentin Ilir Meta, ish komentator i emisionit. “Unë sot shef kam zotin Ahmet Shqarri sepse në vitet 89-90, kur kam qenë student, kam qenë edhe komentator amator” tha zoti Meta, ndërsa ka sjellë edhe kujtime. Në Ditën Botërore të Radios personalitete të fushës së medias u mblodhën në forumin “Radio zëri i komunitetit” të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Departamenti i Gazetarisë në UT.

Një nga organizatorët e takimit Arben Muka ka sjell një ekspozitë fotografike të Radio Tiranës ndër vite. Emra të njohura të radios si Zamira Koleci, Blendi Sala, Astrit Ibro si dhe Departamenti i Gazetarisë Mark Marku sollën opinionet e tyre rreth rolit që kanë luajtur dhe luajnë mediat radiofonike në Shqipëri.

Previous Post

ARRSH: Nisi borë e dendur në Qafë Thanë, vini gomat dimërore dhe zinxhirët

Next Post

5 mënyra për t’u marrë me një person manipulues

admins

admins

Related Posts

Urdhëri i ri i Trump, ndalon pjesëmarrja e atleteve transgjinor në garat e notit
Bota

Urdhëri i ri i Trump, ndalon pjesëmarrja e atleteve transgjinor në garat e notit

July 24, 2025
Turkut i kalojnë mbi 7 mln dollarë në llogari/ Ia kthen bankës: Janë haram
Bota

Turkut i kalojnë mbi 7 mln dollarë në llogari/ Ia kthen bankës: Janë haram

October 28, 2024
VIDEO/ Shifra stratosferike, 126 miliard dollarë cash në bodrumin e kryetarit të PetroChina
Bota

VIDEO/ Shifra stratosferike, 126 miliard dollarë cash në bodrumin e kryetarit të PetroChina

September 5, 2024
Next Post
5 mënyra për t’u marrë me një person manipulues

5 mënyra për t’u marrë me një person manipulues

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In