Granit Xhaka nuk është duke kaluar momente të mira n Londër dhe ndeshja e fundit ndaj Burnley ishte treguesi më i mirë. Xhaka humbi nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, pasi kapu për fyti një futbollist kundërshtar.
Ky veprim i tij u kritikua nga trajneri Mikel Arteta, por edhe nga tifozët dhe analistët anglez.
“Daily Mail” tani ka raportuar se Arsenali është gati që ta shes Xhakën gjatë merkatos së janarit. E ardhmja e mesfushorit duket se do të jetë përsëri në Bundesliga.
Ish-skuadra e tij, Borussia Moenchegladbach dhe Hertha Berlin janë dy ekipet që kanë shprehur gatishmëri për transferimin e Xhakës. Arsenali është gati t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin, por synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij. 28-vjeçari ka kaluar katër vite në Londër.