Me ngritjen e temperaturave do të fillojë edhe përdorimi i kondicionerëve për freskim e bashkë me të edhe pyetja nëse ajri i kondicionuar do të favorizojë përhapjen e koronavirusit. Çfarë do të ndodhë në zyra, të cilat kanë sistem qendror kondicionimi?
Para së gjithash duhet kujtuar që virusi nuk kalon vetë përmes ajrit jashtë trupit, ai transportohet përmes grimcave të pështymës të lëshuara ha personi i infektuar që teshtin apo kollitet. Grimcat më të rënda bien poshtë menjëherë, ndërsa ato më të lehtat, të quajtura aerosol, mund të shkojnë deri në disa metra, në varësi të kushteve, por më pas avullojnë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vënë në dukje se “në një analizë të 75 465 rasteve në Kinë, nuk është vënë re transmetim ajror”.
Ajri në spitale
Tjetër gjë është ambienti i mbyllur ku ka të sëmurë me simptoma, kryesisht spitalet, por edhe në shtëpi. Në spital kryhen procedura që nxitin nxjerrjen e grimcave të vogla të pështymës nga pacientët, si intubacionet, bronkoskopia, ventilimi manual para intubacionit e të tjera. Ku ka shumë pacientë që i nënshtrohen ventilimit mekanik, të prodhuar nga pajisjet, pa ajrosje të mjaftueshme, dhomat mund të jenë me ajër të infektuar.
Ajri i kondicionuar
Sistemet e kondicionimit favorizojnë ndërrimin e ajrit dhe jo transmetimin e virusit. Ato fusin brenda ajrin e jashtëm, edhe të filtruar. Impiantet shërbejnë për ajrosje, sa më i madh të jetë ndërrimi i ajrit, aq më i vogël është rreziku i infektimit. Në spitale, pavionet e terapisë intensive punojnë me “superpresion” krahasuar me ambientin rrethues: brenda tyre dërgohet vetëm ajër i thithur nga jashtë që kalon përmes filtrimit dhe nuk përmban baktere apo viruse. Ajri nuk kalon nga një dhomë në tjetrën.
Në zyra apo shtëpi është i njëjti parim: ajri vjen nga jashtë.
Higjiena
Nuk është i nevojshëm higjiena e impianteve të veçantë përtej atij të këshilluar normalisht. “Edhe në ambiente të mbyllura, nëse ruhen distancat dhe dhomat janë të ajrosura rregullisht e të dezinfektuara, nuk ka rreziqe të veçantë infektimi”, thotë Fabrizio Pregliasco, virolog i Universitetit të Studimeve në Milano dhe drejtor sanitar i Istituto Ortopedico Galeazzi.