Tuesday, August 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Si duhet lexuar “Doing Business”: Përmirësim në çdo drejtim, përveç indikatorit që asnjë vend i vogël s’mund ta realizojë

admins by admins
October 24, 2019
in Aktualitet
A A
0
Si duhet lexuar “Doing Business”: Përmirësim në çdo drejtim, përveç indikatorit që asnjë vend i vogël s’mund ta realizojë
1
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Pa ndryshuar metodologjinë, në “Doing Business” Shqipëria arrinte rekord historik

Duke hequr kriterin e bursës, Shqipëria është njësoj performuese sa dy ekonomi gjigante, ajo italiane dhe ajo greke

Nuk është përkeqësimi i klimës së biznesit në vend, por shtimi i kriterit të “pasjes së një burse aktive”, ai që ka penalizuar Shqipërinë në raportin e “Doing Business 2020”.

Kriteri i ri përcakton se “nëse një vend nuk ka një bursë aktive të letrave me vlerë, me të paktën 10 firma joshtetërore”, merr zero pikë në këtë seksion.

Zero pikë në këtë seksion mblidhen me piket e cdo seksioni tjeter, duke bërë që në pamje të parë të duket sikur vendi ka pësuar një regres, edhe pse ne teresine e kritereve te tjere kemi shenuar rritje.

Ndryshimi i papritur i metodologjisë nga “Doing Business” këtë vit ka lënë një shije të hidhur për të gjithë ekonomitë e vogla në botë, të cilat nuk kanë kushtet për të krijuar bursë kombëtare.

Në Shqipëri, ideja e krijimit të një burse është debatuar që në fund të viteve 1990, por natyra e kompanive të mëdha shqiptare, që në shumicën e rasteve kontrollohen nga një person ose nga një grup personash të njohur midis tyre, e ka bërë gjithmonë të pamundur ngritjen e një burse efektive ku aksionet të shiten e të blihen lirisht.

E njëjta gjë është e vërtetë edhe për vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Serbisë që ka një bursë aktive që prej vitit të largët 1894.

Rrjedhimisht, përvec Serbisë që rritet me 4 vende, të gjithë të tjerët janë me rënie në këtë renditje.

Përsa i përket kritereve që përdoreshin në vlerësim deri vitin e kaluar, vendi ynë vijon të permiresohet.

Në të Bërit Biznes 2019, Shqipëria arriti të grumbullojë 67 pikë, ndërsa në të njëjtët elementë, ne te Berit Biznes 2020 vlerësohemi me 67.7 pikë.

Kjo do të thotë që me të njëjtën metodologji, Shqipëria (e 63-ta vitin e shkuar) mund te kishte përmirësuar pozicionin e saj më të mirë historik (vendi 58, në 2016).

Në terma absolutë, për vitin aktual që përfshihen në “Doing Business 2020”, Banka Botërore përgëzon vecanerisht vendin tone ne dy aspekte kyçe, për përmirësimin e treguesit të furnizmit me energji elektrike, si dhe në lehtësimin e procedurave për hapjen e një biznesi.

Gjithashtu, Shqipëria shënon përmirësim në indikatorë të tjerë kyç, si lehtësia e regjistrimit të pronës, pagimi i taksave dhe tregëtia ndërkufitare.

Pavarësisht rënies së shënuar këtë vit, Shqipëria mbetet në nivel të ngjashëm me disa prej ekonomive më të mëdha në botë, pavarësisht se këto vende marrin shumë pikë nga bursa (konkretisht Italia 58 apo Greqia 79).

Historikisht, vendi më i keq për Shqipërinë u shënua në vitin 2013, me vendin e 108 në botë (më i keqi në Europë) dhe më i miri në vitin 2016, me pozicionin e 58. Në renditjen e re, jemi tanimë të 82-tët.

Raporti i “Doing Business” ndërtohet mbi një metodologji që vlerëson burokracitë, kriteret e licensimit dhe operimet në treg të një biznesi. Fakti që Shqipëria ka ekonominë me rritjen më të madhe në rajon, si dhe papunësinë e dytë më të ulët në Ballkan, nuk ka asnjë ndikim në vlerësimin final./

Previous Post

Gati ligji që integron Shqipërinë në tregjet kripto-financiare

Next Post

Çmenduria 1 milionë dollarë për një vend parkimi

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Çmenduria 1 milionë dollarë për një vend parkimi

Çmenduria 1 milionë dollarë për një vend parkimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In