Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqiptarët “pushtojnë” North Dakota-n

admins by admins
November 3, 2020
in Aktualitet
A A
0
Shqiptarët “pushtojnë” North Dakota-n
0
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nga Ruben Avxhiu –

Shqiptarët janë vendosur në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, sa prej jush e dinë se një komunitet në rritje po dallohet në Dakotën e Veriut (North Dakota)?

Më tregoi për ta gjatë një bisede Armend Nebiu, një bashkëpatrioti ynë nga Lugina e Preshevës, i cili që prej 20 vitesh i stolis veturat e tij të mëdha SUV me flamurin e shkabës dykrenare.

Puna e ka çuar gati në të gjitha shtetet e Amerikës, madje edhe në Kanada.

“Kudo që shkoj shqiponja shqiptare fluturon me mua”, thotë ai.

Armendi, i cili jeton me familjen në North Dakota e lavdëron shumë këtë shtet verior në kufi me Kandanë. Po rrit tre fëmijët e tij aty, ka miq të shumtë e mundësi pune.

“Po ike nga një vend pune në mëngjez, mbasdite ke gjetur një tjetër”, thotë duke lavdëruar klimën ekonomike në këtë shtet relativisht të ftohtë.

North Dakota nuk ishte në mendjen e tij kur Armendi mbërriti në SHBA më shumë se 20 vjet më parë. I lindur në Miratoc të Luginës, ai u diplomua në Universitetin e Prishtinës, për Mësuesi. Por, vuajtjet e vështirësitë e jetës, e bënë të pashmangshëm emigrimin. Lugina vijon të zbrazet me një spastrim entik të përshkallëzuar.

Në SHBA u vendos në Philadelphia, pastaj në New York, e pastaj si shumë shqiptarë duke ndjekur miqtë e të njohurit, u vendos në North Dakota e aty bëri vatrën e tij.

Ai ka provuar madje edhe Ohio dhe Florida-n por këmbëngul se nuk ka si North Dakota. Banon në Fargo, ku ka shumë shqiptarë, po jo aq sa në Bismarck, kryeqyteti i North Dakota-s ku Armendi thotë se ka mesiguri më shumë se një mijë shqiptarë.

Ka edhe shqiptarë që nuk dinë shqip. “Shqiptar je, e pyeta njërin. No, I’m Albanian, më tha”. thotë Armendi duke qeshur. Mirëpo shumica e shqiptarëve janë të lidhur me njëri-tjetrin ndihmojnë e festojnë bashkë. Vuajtjet kanë mbetur pas. Ai beson se fëmijët e tij do të kenë një të ardhme më të mirë.

Për gazetën “Illyria” thotë se e lexojnë jo vetëm në SHBA po edhe në Zvicër, Gjermani, e Preshevë,

Ndonëse një numër shqiptarësh në North Dakota janë nga Lugina, Armendi thotë se shumica e komunitetit janë nga Kosova. Ka edhe nga troje të tjera.

Për shkak të punës, ka udhëtuar shumë nëpër SHBA dhe kudo që shkon takon shqiptarë. Jemi kudo në Amerikë, thotë, mirëpo flamurin në makinë, askush nuk e ka më të madh se unë. Dhe qesh.

North Dakota është nga vendet më të ftohta në SHBA, por edhe aty rreh me ngrohtësi zemrat krenare shqiptare.

Previous Post

Privatizimi/ Qeveria fal oborret e trojet funksionale deri 300 metra përreth banesave, tarifa 10 mijë lekë

Next Post

Kapja e 2 ton kanabis në kamionin shqiptar, policia dërgon grup special hetimi në Mal të Zi

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Kapja e 2 ton kanabis në kamionin shqiptar, policia dërgon grup special hetimi në Mal të Zi

Kapja e 2 ton kanabis në kamionin shqiptar, policia dërgon grup special hetimi në Mal të Zi

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In