Katër punonjës policie në Italia mbetën të plagosur pas ndjekjes që po u bënin dy personave për t’i arrestuar. Dy shqiptarët akuzohen për vjedhje dhe disa krime të tjera.
Të rinjtë ecën si ‘çmendur” me automjetin e tij në përpjekje për t’u ikur forcave të rendit. Shqiptarët sipas medieve italiane banojnë në Pistoia dhe po qarkullonin me një mjet tip Ford Fusion, i vjedhur më 17 maj.
Automjetit ju bë shenjë të ndalonte gjatë një pike kontrolli policor, por dy të rinjtë u larguan me shpejtësi, duke u ndalur më pas në një fshat të quajtura Ferruccia.
Pasi automjeti u përmbys, dy të rinjtë tentuan të largoheshin në këmbë, por u ndoqën dhe u bllokuan nga policia pas një përleshjeje të shkurtët.
Gjatë aksionit, goma e njërës prej makinave u shpua. Dy shqiptarët dyshohet se janë përfshirë edhe në disa vjedhje të tjera. Prej një muaji vjedhjet në Pistoia janë shtuar dhe policia ka nisur aksione të gjera.