Tuesday, August 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqipëria vendi i parë ateist në botë dhe Vaçe Zela: Çfarë ka ndodhur më 6 shkurt?

admins by admins
February 6, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Shqipëria vendi i parë ateist në botë dhe Vaçe Zela: Çfarë ka ndodhur më 6 shkurt?
154
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

1227 – Princi Ferrand i Portugalisë lirohet nga Luvri. Ai ishte martuar me konteshën e Flanders. Por edhe pse pritej t’u shërbente francezëve, Ferrand mori anën e interesave flamande, prandaj edhe u burgos.

Në atë kohë Luvri ishte kështjellë-burg. Gjatë Revolucionit francez, në vitet 1790, Asambleja Kombëtare dha urdhër që kështjella e Luvrit (e restauruar dhe zgjeruar) të përdorej si muze për kryeveprat franceze të artit. Muzeu u hap më 10 gusht 1793 me një ekspozitë të 537 pikturave, shumica ish prona të konfiskuara të monarkistëve dhe kishës. Në vitin 1801, me koleksion tashmë të shtuar, muzeu i Luvrit u quajt Muzeu i Napoleonit. Pas humbjes së Napoleonit në Waterloo, shumë vepra të konfiskuara iu kthyen pronarëve fillestarë, ashtu si dhe emri Louvër muzeut. Modernizimi dhe pasurimi i muzeut të Luvrit vazhdoi falë donacioneve. Në vitin 2008 koleksioni u nda në 8 pavione, duke filluar nga antikiteti egjiptian, grek, etrusk, romak, Arti Islam, Skulptura, Arte dekorative, Piktura, Gravura e Vizatime.

1893 – Propozimi për ndërtimin e Katedrales Kombëtare të Uashingtonit miratohet nga Kongresi dhe nënshkruhet nga presidenti Benjamin Harrison. Guri i parë i themelit të Katedrales do të hidhej më 1907 nga presidentit Theodor Roosvelt dhe punimet do të përfundonin 83 vjet më vonë, në vitin 1990, në prani të presidentit George W Bush. Një skulpturë me pamjen e Nënë Terezës është pjesë e fasadës së kësaj Katedrale madhështore në kryeqytetin amerikan.

1919 – Britania u jep grave të drejtën për të votuar; por vetëm atyre 30 vjeç e sipër.

1929 – Alexandri I vendos një diktaturë mbretërore në Jugosllavi.

1929 – Nënë Tereza arrin në Kalkuta për të filluar punën e saj bamirëse mes njerëzve më të varfër dhe më të sëmurë të Indisë.

6 shkurt 1952 – Elizabeta II u bë mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së babait të saj, Xhorxh VI. Ajo është njëherësh mbretëreshë e 16 shteteve anëtare (nga 53 në total) të Komonuelthit të Kombeve, kryetare e Komonuelthit dhe guvernatore e lartë e Kishës Anglikane. Mbretëresha Elizabetë II është sundimtarja më e moshuar e botës ende në fron dhe më jetëgjata e Britanisë.

1971 – Shkencëtarët kimistë në Berkeley të Kalifornisë krijojnë për herë të parë hormonet sintetike.

1967 – Revolucion kulturor – Enver Hoxha mban fjalimin kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare; brenda pak ditësh grupe të rinjsh (të mbështetur plotësisht nga policia) vërshuan kundër kishave e xhamive duke përdhosur, shkatërruar, djegur, plaçkitur në emër të luftës kundër së vjetrës Zoti u ndalua, Papa u shpall fashist, hoxhallarë, dervishë, priftërinj katolikë e ortodoksë u rrahën publikisht, mjekrat ua prenë, u tërhoqën rrugëve zvarrë, u burgosën, u internuan, u torturuan, u vranë, Shqipëria u bë vendi i vetëm ateist në botë, Perëndia u dëbua për t’i liruar vendin një Partie politike.

1974 – SHBA – Në përgjigje të krizës së energjisë më 1973, ndryshimi i orës (kursimi i kohë ditore) filloi gati katër muaj më herët se zakonisht.1 of 7  

2014- Vdes Vaçe Zela. Artistja e jashtëzakonshme kishte zërin e rrallë të flladeve dhe të ujëvarave pranverore, të lakueshëm në të gjitha perkusionet e saj natyrore. Ky zë për më shumë se 40 vjet hyri në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut. Vaçe Zela që në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë” ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Zëri dhe repertori i pasur që la trashëgim vijojnë të mbeten gurë shndritës në gjerdanin e traditës shqiptare të këngës.

Previous Post

Senati voton kundër shkarkimit të Trump

Next Post

Rama takon shqiptarin që jeton prej 22 vitesh në Amerikë: Nuk është Lali Eri është Erion tjetër, ky më mbron mua

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Rama takon shqiptarin që jeton prej 22 vitesh në Amerikë: Nuk është Lali Eri është Erion tjetër, ky më mbron mua

Rama takon shqiptarin që jeton prej 22 vitesh në Amerikë: Nuk është Lali Eri është Erion tjetër, ky më mbron mua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In