Monday, April 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqipëria rritje ekonomike dhe zhvillime pozitive/ BB: 15% e firmave në 2019 eksportuan drejtpërdrejt të paktën 10% të shitjeve

admins by admins
November 8, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Shqipëria rritje ekonomike dhe zhvillime pozitive/ BB: 15% e firmave në 2019 eksportuan drejtpërdrejt të paktën 10% të shitjeve
0
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Që nga viti 2013, ekonomia shqiptare ka parë një rritje të konsiderueshme në përqindjen e mallrave që firmat eksportojnë në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Vrojtimit të ndërmarrjeve për Shqipërinë të publikuar nga Banka Botërore, 15% e firmave në 2019, nga 9% në 2013, eksportuan drejtpërdrejt të paktën 10% të shitjeve të tyre.

Shqipëria tani është në mesataren e shifrës së vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) për këtë indikator domethënës të veprimtarisë eksportuese.

Vrojtimi bën gjithashtu një renditje të pengesave që has biznesi bazuar në përgjigjet e të intervistuarve, duke përmbledhur kështu sfidat kryesore në mjedisin e biznesit.

Ky vrojtim tregon se firmat në 2019 paraqiten më mirë se ato në 2013. Për shembull rritja reale e shitjeve vjetore është shumë më e lartë se në 2013 dhe po kështu rritja e punësimit vjetor.

Po kështu, kompanitë janë dy herë më shumë të prirura të investojnë për prona të paluajtshme sesa në 2013, shenjë e rëndësishme kjo e zhvillimit pozitiv të sektorit privat.

Të dhënat tregojnë një shkallë më të lartë të inovacioneve për firmat private në 2019 krahasuar me vitin 2013. 18% e firmave prezantuan një proces inovacioni në vitin 2019, përkundrejt 4% në 2013.

42% e firmave raportuan prezantimin e një produkti ose shërbim të ri në 2019 në krahasim me 10% në 2013, ndërsa mesatarja e ECA është 29%. Përqindja e firmave që investojnë në Kërkim dhe Zhvillim u rrit nga 1% në 2013 në 15,4% në 2019.

Nga ana tjetër, matësi i përgjithshëm i perceptimit të korrupsionit dhe ryshfetit është rritur dukshëm në krahasim me anketën e mëparshme. Sidoqoftë, sondazhet mbi perceptimet e bizneseve duhet të interpretohen me kujdes dhe rezultatet e përgjithshme duhet të shihen në detaje.

Për shembull, pjesa e firmave që e quajnë korrupsionin si pengesën e tyre kryesore nga viti 2013 ka një rritje mjaft të vogël, nga 6 në 8%.

Gjithashtu, shumë përgjigje sugjerojnë përmirësime. Për shembull, në procesin e sigurimit të kontratave nga qeveria, pjesa e firmave që raportojnë korrupsion u ul nga 40% e firmave në 2013 në 15% në 2019. Përveç kësaj, korrupsioni në procesin e marrjes së lejeve të ndërtimit ka rënë nga 32% e firmave të anketuara në 2013 në 17% në 2019.

Matës specifik ku perceptimi i korrupsionit është rritur janë: gjatë ndërveprimit me administratën tatimore, procesi i marrjes së licencave të importit, në vendosjen e lidhjes së energjisë dhe ujit.

Me zgjerimin e ekonomisë dhe bizneset sofistikohen në kërkesat e tyre në rritje për një mjedis biznesi me cilësi të lartë. Kjo përfshin qasjen në një gamë më të gjerë të instrumenteve financiare, fuqi punëtore të kualifikuar, sistem gjyqësor të drejtë dhe efikas, cilësi më të mirë të infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Ky studim tregon se si ndërmarrjet shqiptare po përshtaten me sfidat e mjedisit të biznesit dhe po përmirësojnë kapacitetet e tyre.

Për të kapërcyer mospërputhjen e aftësive me kërkesat, ndërmarrjet shqiptare punësojnë më shumë punëtorë, investojnë më shumë në trajnimin e punëtorëve të tyre dhe rinovimin e produkteve ose proceseve të tyre të biznesit. Rezultatet e Vrojtimit të ndërmarrjeve për Shqipërinë flasin për një pamje të larmishme të mjedisit të biznesit në të cilën veprojnë kompanitë shqiptare.

Të dhënat janë mbledhur në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) dhe Bankën Europiane për Investime (BEI). Vrojtimi i Ndërmarrjeve është anketim i kompanive që përfshin një varg të gjerë çështjes biznesi si aksesin në financë, korrupsionin, infrastrukturën, krimin, konkurrueshmërinë, dhe njësitë matëse të performancës.

Rezultatet e vrojtimit përdoren për të informuar, dhënë përparësi dhe gjurmuar në kohë reforma të rëndësishme që i mundësojnë kompanive të rriten. Ato janë të disponueshme në adresën e mëposhtme: weblink. Kampioni i këtij vrojtimi përbëhet nga pronarë të bizneseve dhe manaxherë të lartë nga 377 kompani që veprojnë në sektorë dhe rajone të ndryshme. Intervistat janë kryer përgjatë periudhës janar-maj 2019./k.s/

Previous Post

FOTOGALERI/ Amerikanët interes për kulturën dhe traditën shqiptare

Next Post

Majko: Mësimi i gjuhës shqipe përmes teatrit, aplikohet prej disa vitesh në Paris

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Majko: Mësimi i gjuhës shqipe përmes teatrit, aplikohet prej disa vitesh në Paris

Majko: Mësimi i gjuhës shqipe përmes teatrit, aplikohet prej disa vitesh në Paris

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In