Saturday, August 8, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqipëria blen 1 ton ar – Në 6 muaj, Banka e Shqipërisë rrit rezervat me 82%, ndër më aktivet në botë

admins by admins
December 19, 2019
in Politikë
A A
0
Shqipëria blen 1 ton ar – Në 6 muaj, Banka e Shqipërisë rrit rezervat me 82%, ndër më aktivet në botë
14
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Tendencës globale për të blerë ar nuk i ka shpëtuar as Banka e Shqipërisë, e cila në 10 muajt e parë të këtij viti ka rritur me 82% rezervat e saj në ar. Të dhënat zyrtare të bankës tregojnë se në Tetor të këtij viti rezervat në ar fiksohen në 106 milionë euro, që përkthehen në 2.23 ton ar me kursin e sotëm të këmbimit të metalit të verdhë. Në muajin Janar të këtij viti, rezervat në ar ishin vetëm 58 milionë euro, ose 1.22 ton ar, dhe në muajin maj, 59 milionë euro.

Pra, në harkun e vetëm 6 muajve, nga maji në Tetor, Banka Qendrore e Shqipërisë ka blerë plot 1 ton ar, që në vlerë përkthehen në rreth 48 milionë euro. Kjo tendencë është tërësisht e re për bankën tonë qendrore, pasi gjatë gjashtë viteve të fundit, rritja ka qenë mjaft e vogël.

Kthesa ka ardhur pikërisht në muajin Qershor të këtij viti, dhe ka vazhduar, të paktën deri në Tetor, kur edhe kemi të dhënat e fundit. Tendenca për të blerë ar nga bankat qendrore është globale dhe ka nisur masivisht prej vitit të kaluar, ku u prek dhe rekordi më i lartë që prej vitit 1967, me 656 ton në nivel global.

Blerja masive e arit të verdhë ka bërë që Shqipëria të jetë një ndër vendet më aktive në botë në këtë drejtim.

Madje, Këshilli Botëror i Arit (World Gold Council) e përfshin në listën e 20 vendeve që kanë bërë blerjet më të mëdha në botë gjatë këtyre 10 muajve të parë të vitit.

Në vend të parë në botë është Turqia. Ekspertët e këshillit por edhe ata të Goldman Sachs shprehen se, për bankat qendrore ari është një aset fantastic, pasi është i sigurtë, likuid dhe gjeneron kthime në terma afat-gjatë.

Por, ndër të tjera gjatë këtyre dy viteve tendenca është rritur edhe për arsye të tensioneve gjeopolitike, dhe bankat qendrore po i  drejtohen metalit të verdhë për të balancuar disi këto rreziqe.

Edhe yieldet negative për një pjesë të madhe të bonove qeveritare kanë ndikuar në këtë tendencë të re, të cilës duket se nuk i shpëtuar as Shqipëria me politikën e saj monetare.

Previous Post

Çaji me lëkurë shege, efektet e lëngut më të mirë

Next Post

Arben Kraja, kreu i ri i SPAK: Agresivë kundër korrupsionit

admins

admins

Related Posts

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Mblidhet kryesia e PS/ Ja 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama mbledh sot në seli deputetët socialistë të Tiranës

March 4, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!
Politikë

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!

January 30, 2026
Next Post
Arben Kraja, kreu i ri i SPAK: Agresivë kundër korrupsionit

Arben Kraja, kreu i ri i SPAK: Agresivë kundër korrupsionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In