Këshilli i Ministrave, miratoi në mbledhjen e së mërkurës, në parim, memorandumin e mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Drejtoria e Shifrës së Ministrisë së Mbrojtjes, dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes, Agjencia e Shpërndarjes dhe Kontabilitetit të Komisionit Ushtarak, NATO (DACAN), në lidhje me dhënien e pajisjeve dhe të shërbimeve të sigurisë për komunikimin.
Sipas këtij vendimi, pajisjet dhe shërbimet e sigurisë për komunikimin janë në kuadrin e infrastrukturës së menaxhimit të çelësave kriptografikë, të koduar, në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO KMI).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, citon relacioni. e.xh/ /a.a/




