Kryeministri i vendit ka inaguaruar ditën e sotme nëj shkollë në qytetin e Shkodrës.
Shkolla më e re industriale është një nga shkollat më model të profilit të qendrave multifunksionale.
Kjo shkollë është e hapur në shërbim të komunitetit në 24 orë të ditës.
Disa nga profilet të cilat të rinjtë mund të orientohen janë mekanika, elektromekanika etj.
Postimi i plotë
“Në shkollën e mesme industriale “Arben Broci” e cila falë investimit të qeverisë është kthyer në një nga shkollat model të profilit të qendrave multifunksionale e hapur 24 orë në shërbim të komunitetit.
Elektromekanika, mekanika dhe shërbimi i mjeteve të transportit janë vetëm disa nga profilet në të cilat të rinjtë mund të orientohen”.


