Këshilli Bashkiak Shkodër, aprovon Paketën Fiskale për Bashkinë Shkodër. Pas një pune gjithëpërfshirëse, konsultative dhe teknike, me përgjegjshmëri qytetare janë bërë ndryshimet e paketës së propozuar në linjë dhe me programet e politikat tona të majta e më shumë suport ndaj shtresave më në nevojë:
0 tarifë në sistemin arsimor parashkollor për fëmijët e familjeve me prind PAK, familje me Ndihmë Ekonomike apo për fëmijët e k/familjareve të veja apo nënave me urdhër mbrojtje.
diferencohet taksa e pastrimit sipas llojit të biznesit me parimin “Kush ndot më shumë, paguan më shumë”
Diferencim i tarifës së ndriçimit sipas dendësisë së popullsisë dhe fluksit të vizitorëve
Akses në qytet për personat me AK: gjobë për bllokim të rampave të trotuareve apo të vendparkimeve te dedikuara për këtë grup
Akses i shtuar për STUDENTËT, fillon implementimin Karta e Studentit.




