Tuesday, July 21, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shkencëtarët nga e gjithë bota: Pse Covid-19 mund të shkaktojë diabet

admins by admins
March 22, 2021
in Horoskopi, LifeStyle
A A
0
Shkencëtarët nga e gjithë bota: Pse Covid-19 mund të shkaktojë diabet
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Një grup shkencëtarësh nga e gjithë bota, besojnë se ka një numër në rritje provash, se Covid-19 mund të shkaktojë diabet, te disa pacientë. Profesor Francesko Rubino, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, është në krye të një grupi ekspertësh që bën thirrje për një hetim të plotë mbi një lidhje të mundshme midis këtyre dy sëmundjeve.

Duke parë një rritje të diabetit të Tipit 1 dhe të Tipit 2 tek njerëzit që janë prekur nga koronavirusi i ri, disa mjekë po konsiderojnë madje mundësinë që virusi – përmes prishjes së metabolizmit të sheqerit – të shkaktojë një formë krejt të re të diabetit.

Rubino dyshoi për herë të parë mbi këtë lidhje gjatë një diskutimi me kolegët në platformën Zoom, ku secili po tregonte rastet personale në spital. Rubino dhe kolegët e tij, krijuan një regjistër për të filluar bashkimin dhe analizimin e këtyre raporteve.

Ata kanë marrë deri tani raporte nga më shumë se 350 mjekë, që dyshojnë se kanë hasur tek një ose më shumë raste të diabetit të shkaktuar nga Covid-19. “Gjatë muajve të fundit, kemi parë më shumë raste të pacientëve që ose kishin zhvilluar diabet gjatë sëmurjes nga Covid-19, ose menjëherë pas kalimit të saj. Tani kemi filluar të mendojmë se lidhja është ndoshta e vërtetë, pasi ekziston një aftësi e virusit për të shkaktuar një mosfunksionim të metabolizmit të sheqerit”-thotë Rubino.

Pacientët me diabet para-ekzistues, janë më të rrezikuar për komplikacione serioze nga Covid-19, ndaj ata janë në listën prioritare në Britani për të marrë vaksinën. “Për mua nuk ka asnjë dyshim. Covid-19 është sigurisht një shkak për shfaqjen e një diabeti të ri”- thotë Pol Zimet, profesor i diabetit në Universitetin Monash të Australisë.

“Por ne ende nuk e kuptojmë plotësisht, së pari madhësinë e ndikimit dhe së dyti, cilat nga gjërat që kemi hipotetizuar janë faktorët kryesorë”-thekson ai. Shkencëtarët supozojnë se meqë Sars-CoV-2 ndërvepron me një receptor të quajtur ACE-2 për t’u infiltruar në qelizat e njeriut në një sërë organesh, përfshirë pankreasin, ai mund të prishë edhe metabolizmin e sheqerit.

Një shpjegim tjetër i mundshëm është përgjigja e antitrupave të bollshëm të trupit, që synon të luftojë virusin, e cila reagon me tepri, dhe sulmon organet kryesore për të ruajtur nivelet normale të glukozës. “Që të gjitha këto janë teori të bazuara tek biologjia dhe përvojë me viruse të tjerë”- thotë Rubino.

Dr.Satish Thirunavukarasu, ekspert në Universitetin Mekmaster në Kanadasë, ka kryer një përmbledhje që përfshin 8 studime nga vende të ndryshme gjatë 5 muajve të parë të pandemisë. Thirunavukarasu dhe kolegët gjetën 492 raste të diabetit të diagnostikuar për herë të parë midis 3.711 pacientëve të shtruar në Covid-19, ose 14.4 për qind.

Previous Post

Horoskopi 22 Mars 2021

Next Post

Si e humbi PD-ja ‘frymën’ e 22 marsit 1992 dhe pse sot pas 30 vjetësh, ajo frymë nuk ekziston

admins

admins

Related Posts

Pse njerëzit ndihen më të vetmuar në epokën e rrjeteve sociale?
LifeStyle

Pse njerëzit ndihen më të vetmuar në epokën e rrjeteve sociale?

February 17, 2025
9 zakonet e njerëzve pozitivë dhe gjërat që ata bëjnë ndryshe
LifeStyle

9 zakonet e njerëzve pozitivë dhe gjërat që ata bëjnë ndryshe

September 11, 2024
Horoskopi  11 shkurt 2024
Horoskopi

Horoskopi 2 Shtator 2024

September 2, 2024
Next Post
Si e humbi PD-ja ‘frymën’ e 22 marsit 1992 dhe pse sot pas 30 vjetësh, ajo frymë nuk ekziston

Si e humbi PD-ja ‘frymën’ e 22 marsit 1992 dhe pse sot pas 30 vjetësh, ajo frymë nuk ekziston

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In